Izraeli konfirmon sulmin ndaj reaktorit bërthamor ‘joaktiv’ në Arak NULL NULL 19.06.2025 08:39 19.06.2025 08:39 Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ndaj reaktorit bërthamor në Arak, duke thënë se është “joaktiv”. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se reaktori është projektuar për të prodhuar plutonium me rendiment të lartë, i cili është një material i përdorur për të bërë armë bërthamore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Sulmi shënjestroi përbërësin e destinuar për prodhimin e plutoniumit, me qëllim që të parandalonte restaurimin dhe përdorimin e reaktorit për zhvillimin e armëve bërthamore”, thonë ata në një deklaratë. Ata gjithashtu thonë se sulmet e tyre të fundit përfshinë 40 avionë luftarakë që shënjestruan dhjetëra vende ushtarake, duke përfshirë fabrika që prodhojnë lëndë të para, pjesë të përdorura për të montuar raketa balistike dhe vende për ndërtimin e sistemeve dhe raketave të mbrojtjes ajrore iraniane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Si mund t'i përdor Kosova dronët "Bayraktar"? Këto janë temat që do të trajtohen në 'Kosova Today' 9 minuta më parë