Izraeli kërcënon të tërhiqet nga Eurovizioni nëse kënga refuzohet NULL NULL 25.02.2024 22:06 25.02.2024 22:06 Eden Golan do të performoj në Eurovision Izraeli ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga Festivali i Këngës së Eurovizionit të këtij viti, nëse organizatorët refuzojnë tekstet nga hyrja e tij si shumë politike. Eden Golan dhe kënga e saj “October Rain” u zgjodhën për të konkurruar në konkursin vjetor, i cili po mbahet në maj në Malmo të Suedisë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Raportet e mediave kanë sugjeruar se kënga, e cila është kryesisht në anglisht me disa fjalë hebraike, i referohet sulmit të 7 tetorit. Kjo mund të nënkuptojë se balada dhe këngëtarja e saj 20-vjeçare ruso-izraelite bien në kundërshtim me rregullat e Eurovizionit, të cilat ndalojnë deklaratat politike. Unioni Evropian i Transmetuesve tha se ishte “aktualisht në procesin e shqyrtimit të teksteve” dhe një vendim përfundimtar ende nuk ishte marrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.