Izraeli do të dërgojë ndihmë në Turqi dhe Siri NULL NULL 06.02.2023 16:35 06.02.2023 16:35 Izraeli ka thënë se do të dërgojë ekipe mjekësore dhe të kërkim-shpëtimit në Turqi dhe Siri. “Kjo është ajo që ne bëjmë në mbarë botën dhe kjo është ajo që bëjmë në zonat afër nesh”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Netanyahu tha se ishte në përgjigje të një kërkese nga qeveria turke dhe një kërkesë e cila ishte “pranuar gjithashtu për ta bërë këtë” për viktimat në Siri, pa specifikuar burimin, përcjell Klankosova.tv Siria nuk e njeh Izraelin dhe të dy vendet janë në gjendje lufte që nga viti 1948. Izraeli dhe Turqia rivendosën marrëdhëniet diplomatike vetëm në gusht, pasi Turqia i ndërpreu marrëdhëniet pas një incidenti vdekjeprurës në 2010. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.