Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izrael-Iran: Armëpushimi gëzon botën, urohet Trumpi (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2025 20:25

Arritja e armëpushimit në mes Iranit e IZraelit e impresionoj fort një kongresmen amerikan.

Republikani Buddy Carter menjëherë u dërgoi letër në Norvegji duke e nominuar presidentin e tij Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe.

Këtë e arsyetoi me ndërmjetësimin e shefit të shtëpisë së bardhë për arritjen e paqes historike në mes iranianëve dhe izraelitëve.

Fjalë të mira presidentit Trump i dërgoi edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Për armëpushimin foli edhe kancelari gjerman, Fridrich Merz në Bundestag.

Për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit, reagim pati edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdgan.

Ai, e mirëpriti atë, por e njëjta kërkoi që të zbatohet edhe në Gaza e të mos pengohen ndihmat.  Ndërkaq, rusët janë më skeptic.

Presidenti Trump deklaroi të martën se Putin i kishte telefonuar dhe ofruar ndihmë rreth Iranit.

Ky i ishte përgjigjur se nuk I duhet ndihmë tek iranianët por  atij I duhet ndihmë për të ndalur vdekjet në Ukrainë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.