Izmaku: Ndërkombëtarët u kërkojnë deputetëve llogari për Specialen NULL NULL 08.05.2015 18:48 08.05.2015 18:48 Deputetja Xhevahire Izmaku ka deklaruar se ende nuk e di përmbajtjen e draftit për Gjykatën Speciale dhe se kërkim-llogaria nga ndërkombëtarët është e padrejtë. Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së, në emisionin Info Magazina, në Klan Kosova, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale. “Fillimisht jemi të painformuar. Ende nuk e kemi një draft që ta dimë se çka përmban Gjykata Speciale. Kosova do ta ketë fuqinë morale dhe politike që ta kalojë këtë sfidë. Unë ende jam e hutuar rreth çështjes së kësaj Gjykate. Asnjë deputet nuk e ka marrë draftin”. Rreth çështjes së ndikimit të ndërkombëtarëve në këtë proces, Izmaku është shprehur se kërkim-llogaria që ata janë duke e bërë ndaj deputetëve është një padrejtësi. “Është një kërkim-llogarie ndaj nesh nëse do të votojnë apo jo Gjykatën. Kjo është shumë e padrejtë. Ne kemi të drejtë të kërkojmë nga institucionet tona që ta krijojnë një Gjykatë Speciale”. Izmaku gjithashtu ka komentuar rreth Ligjit për Barazi Gjinore dhe ka thënë se deputetët meshkuj të Kuvendit të Kosovës nuk kanë dëshirë të jenë pjesëtarë në Komisionin për barazi gjinore. “Asnjë prej burrave deputetë nuk ka dëshirë të shkojë në Komisionin për barazi gjinore. Kur iu kërkohet një gjë e tillë, ata shprehin pakënaqësi. Thuajse vetëm gratë duhet të flasin për të drejtat e tyre”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 23 orë më parë