Izajdin Ramusholli, vetëm dy muaj pasi u punësua në QKMF, nisi të ushtronte detyrën e shefit të tij (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 07.02.2023 22:48 nga Kiks Kosova 07.02.2023 22:48 Problemet me menaxhimin e shoferëve duket se e kanë përcjellë në vazhdimësi QKMF-në e Ferizajt. Izajdin Ramusholli, i cili kishte mbuluar në vazhdimësi kolegun e tij që punonte në Gjermani, për një kohë të gjatë, i doli krah edhe shefit të tij, Agron Zeqirit, i cili ishte udhëheqës i Autoparkut të QKMF-së. Sipas burimeve të KIKS Kosovës, vetëm dy muaj pasi u punësua aty, Ramusholli do të ushtronte detyrën e shefit të tij, në mbikëqyrjen e të cilëve ishin shoferë. I kontaktuar nga Kiks Kosova, Izajdin Ramusholli ka pranuar se kishte zëvendësuar shefin e autoparkut, Agron Zeqirin. Madje Ramusholli ka ironizuar me pyetjet, duke theksuar se jo dy muaj, por për 2 vjet e ka luajtur rolin e shefit. ‘’Jo dy muaj, por dy vjet, kush ti ka jap informatat ti ka jap gabim’’. Drejtoresha e kësaj qendre i ka thënë Kiksit se Ramusholli kishte zëvendësuar Zeqirin vetëm në periudhën kur ky i fundit ishte në pushim vjetor. ’’Izajdin Ramusholli nuk ka qenë i caktuar shef i autoparkut asnjëherë, po shefi i autoparkut, Agron Zeqiri, kur ka qenë në pushim vjetor, Izajdinin e ka autorizuar ta menaxhojë këtë shërbim ‘’. Sidoqoftë, sipas një dokumenti të protokolluar nga QKMF-ja në Ferizaj, Izajdin Ramusholli i bie të ishte zëvendësshef i Autoparkut, pasi i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 5 tetor 2021 Ramusholli, sipas burimeve, pavarësisht të gjithave, e luan rolin e të fortit në këtë institucion, derisa kur ka folur për dorëheqjen e tij, ai i ka thënë Kiksit se e kishte bërë për pikë të qejfit. Izajdin Ramusholli: Dëgjo veç për pikë qejfi, (kur e kom pyet pse ke jap dorëheqje si zëvendës shef). Megjithëkëtë, në përgjigjet e drejtoreshës së QKMF-së, Nadire Ymeri, Ramusholli në këtë institucion asnjëherë nuk pati rol udhëheqës. ’’Shef në Shërbimin e Autoparkut aktualisht është Agron Zeqiri, ndërsa para tij ka qenë vozitësi Burim Reçica, kurse asnjëherë shef i këtij shërbimi nuk ka qenë vozitësi Izjadin Ramusholli’’.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023