Ivo Sanader lirohet nga paraburgimi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ivo Sanader lirohet nga paraburgimi

NULL NULL
01/10/2015

Gjykata Supreme e Kroacisë e ka anuluar vendimin e gjykatës ndaj ish-kryeministrit Ivo Sanader për qëndrim të mëtutjeshëm në paraburgim, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye, Sanader mund të largohet nga paraburgimi sapo ta paguajë garancinë prej 12.4 milionë kuna (1.6 milionë euro).

Dënimi i shkallës së parë për Sanaderin ishte nëntë vjet burg dhe kthimi i parave të fituara kundërligjshëm në vlerë prej 15.2 milionë kuna (2 milionë euro).

Garancinë mund ta ofrojë në para të gatshme, patundshmëri ose objekte të vlefshme.

Ish-kryeministri dhe shefi i HDZ-së duhet të garantojë se nuk do ikë nga vendi.