Ivanoviq mbyll ndeshjen për një orë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ivanoviq mbyll ndeshjen për një orë

NULL NULL
29/05/2015
Grand Slami, Roland Garros ka mbledhur tenistët më elitarë të botës. E shtata në ranglistën botërore, Ana Ivanoviq,u përball me Donna Vekiq, e 165-ta në këtë ranglistë.

Ana Ivanoviqit iu deshën vetëm 53 minuta për të përfunduar me fitore ndeshjen në Roland Garros.

Fituesja e French Open 2008, kaloi në fazën tjetër pas fitores 6-0 dhe 6-3 në sete, kundër Donna Vekiq, që renditet e 165-ta në listën e tensiteve.

“Pas dy përballjeve kam filluar të ndjej emocionet dhe tundimin që sjell Grand Slam-i. Puna shpërblehet”.

Tenistja serbe gjatë ndeshjes, pati edhe përkrahjen e të dashurit, mesfushorit gjerman, Bastien Schweinsteiger.