Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ivanka Trump publikon fotot e Zvërnecit nga ajri, atje ku do të ndërtohet resorti më ekskluziv në Shqipëri

NULL NULL
01.07.2025 19:59
Foto: Ivanka Trump / IG

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, ditëve të fundit ka qëndruar në Shqipëri, bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, dhe tre fëmijët e tyre.

Ata qëndruan bashkë në Vlorë më 26 qershor.

Ndërkaq, duket se vizita e saj në Shqipëri ka marrë fund, teksa vajza e presidentit Donald Trump ka shpërndarë disa fotografi nga kjo vizitë.

Në mesin e tyre janë edhe pamje nga ajri mbi Zvërnec, lokacionit ku do të ndërtohet resorti më ekskluziv turistik në Shqipëri.

Siç raportuan mediat në Tiranë, pasi çifti vizitoi gjirin e Vlorës me jaht, ata hëngrën darkë në një restorant në Vlorë.

Pasi kanë qëndruar disa orë, kanë ata kanë pritur dhe perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit, aty ku do të investohet një projekt prej 1.4 miliard eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjetin lundrues.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.