Ivanka Trump në Afrikë për të promovuar rolin e grave NULL NULL 14.04.2019 19:50 14.04.2019 19:50 Vajza e më e madhe e Presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump, mbërriti sot në Addis Ababa, kryeqyteti i Etiopisë për takimin e nivelit të lartë mbi përfshirjen dhe fuqizimin e gruas afrikane në aktivitetin ekonomik. Trump do të takohet edhe me gra që punojnë në përpunimin e kafesë si dhe do të vizitojë një fabrikë tekstilesh që ka si pronare një grua biznesmene. Në shkurt, Presidenti Donald Trump nënshkroi Memorandumin Presidencial për Sigurinë Kombëtare që mundëson krijimin e Nismës për Begatinë dhe Zhvillimin Global të Gruas. Kjo nismë synon të ndihmojë e mbështesë “50 milionë gra deri në vitin 2025, përmes programeve të qeverisë amerikane dhe partnerëve të saj”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 31 minuta më parë