Ivanka Trump dhe burri i saj zbarkojnë në Vlorë NULL NULL 26.06.2025 11:37 26.06.2025 11:37 Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit. Sipas Euro News Albania, qëllimi i vizitës lidhet me investimet në sektorin e turizmit që ata do të bëjnë në bregdetin shqiptar. Sipas burimeve, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje. Gjithashtu, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvërnecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik. Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike. Vizita e çiftit amerikan u mbyll me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar enkas për një grup të ngushtë personash. Masat e sigurisë dhe konfidencialitetit kanë qenë të larta, duke ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova KQZ dhe Komisioni i Venecias mbajnë punëtori për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 6 minuta më parë
Kosova Tentoi ta vriste një person në një lokal para dy muajsh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë 25 minuta më parë
Kosova Kushtetuesja pritet që të dalë sot me vendimin për "komisionin e fshehtësisë" 37 minuta më parë