Ivan Rakitiq pensionohet nga futbolli NULL NULL 07.07.2025 16:11 07.07.2025 16:11 Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. Lajmi u bë i ditur nga vet ai. përmes një shkrimi në Instagram. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për skuadrat si Baseli, Schalke, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe së fundi te Hajduk Split, transmeton Klankosova.tv. Suksesin më të madh në karrierë e kishte në Spanjë ku fitoi 2 herë Europa League me Sevillën si dhe po ashtu ishte pjesë e asaj skuadre të Barcelonës që fitoi “Tripletën” , në vitin 2015 ku edhe shënoi në finale ndaj Juventusit. Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kroacinë, ku shkoj në finale të Botërorit në vitin 2018. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.