Iu vihet dryni 9 lokaleve të bixhozit në Ferizaj NULL NULL 13/11/2015 13/11/2015 Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së kanë kontrolluar mbrëmë njëmbëdhjetë lokale në Ferizaj ku zhvillohen veprimtari të bixhozit të paligjshëm dhe nuk i plotësojnë kriteret e parapara ligjore, me çrast nëntë prej tyre janë mbyllur. Policia njofton se janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike si prova materiale. Ndërkohë që ndaj pronarëve të këtyre bizneseve është iniciuar kallëzim penal për veprën “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit”, transmeton Klan Kosova.
Ekonomi Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi 27 minuta më parë
Lajme Turqia dhe Izraeli shënojnë një moment historik, rivendosin lidhje të plota diplomatike 42 minuta më parë
Basketboll LeBron James me kontratë të re në Lakers, bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-së 44 minuta më parë