Iu shpua koka 25 vjeçarit nga pakujdesia, inspektorati dënoi me vetëm 2,500 Euro kompaninë e ndërtimit (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 14.01.2025 21:09 nga Florentina Hoti 14.01.2025 21:09 Një 25-vjeçar u lëndua në vendin e punës, duke humbur aftësinë për të lëvizur gjithë pjesët e trupit dhe mundësinë për të jetuar një jetë normale. Si duket as gjendja e rëndë shëndetësore e Bledar Shijakut nuk ua mbushi mendjen gjyqësorit që të fillonte dhe zhvillonte procesin gjyqësor, raporton Kiks Kosova. Në një intervistë për KIKS-in, mbrojtja e Shijakëve, Mehdi Geci tha se tek pas më shumë se dy viteve, Gjykata Themelore në Prizren vendosi që të mbajë seancën fillestare. Një proces i tillë, sipas Gecit, do të duhej të fillonte shumë më herët. Pavarësisht gjithë pasojave që ky aksident i solli Bledarit, pronarët e kompanive ku ai kishte qenë duke punuar, u deklaruan të pafajshëm me arsyetimin se Bledari në momentin kritik kishte qenë duke dalë nga puna. Geci për KIKS-in tha se ata u dënuan me një gjobë nga inspektorati. Pas seancës fillestare, mbrojtjes së Shijakëve gjykata nuk po i jep informacione se çka kanë ndërmarrë më tutje. Paralelisht me padinë penale, familja Shijaku kanë ngritur edhe padi civile për dëmin material e emocional që aksidenti i shkaktoi. E lidhur me këtë proces, Geci thotë se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet, gjykata asnjëherë nuk nisi punën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 30 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë