Lajmet e fundit

Në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova, familja e Hoxhë Fatmir Latifaj foli edhe për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Babai i hoxhës, Xhafer Latifaj, tha se është e pakuptueshme dhe për marri që të gjykohen ata që mbrojtën shtëpitë e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Shyqyr, apet thom që s’është edhe Ademi me shokë të tjerë, se edhe ai ish qitu. Ai ka shku me faqe të bardhë e nuk iu është dorëzuar, sepse me mbrojtë shtëpinë tënde e me të çu në Hagë me të gjyku, kjo është mozomakeq për neve. Po më dhimben në shpirt. Nuk po di qysh me iu ndihmu. Inshallah iu ndihmon Zoti, se vallahi keq”, u shpreh babai i Fatmir Latifaj.