Iu kërkua dorëheqja, Haxhiu: Opozita s’ka të drejtë të flasë për drejtësi, nuk ia plotësoj dëshirën NULL NULL 25.03.2023 12:55 25.03.2023 12:55 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e saj nga kjo pozitë. Haxhiu tha se nuk do të ia plotësojë dëshirat e opozitës dhe se ata kanë më së paku të drejtë, sipas saj, që të flasin për drejtësi. “Ata që e kanë kapur sistemin e drejtësisë, ata s’kanë të drejtë të flasin për drejtësi. Ata më së miri e dinë çka kanë bërë, janë pasuruar duke qenë politikanë. Është mirë të pyetet opozita se pse po e kërkojnë dorëheqjen time. E kanë parë seriozitetin tonë për të jetësuar reformat tona, sepse po i cenojnë interesat e tyre, s’është as e para as e fundit një kërkesë e tillë, s’jam këtu për t’i realizuar dëshirat e opozitës”, ka thënë Haxhiu, njofton Klankosova.tv Ajo tha se do të vazhdojnë punën për të jetësuar reformën në drejtësi. “Si 14 shkurti që është moment i pakthyeshëm, ashtu edhe reformat janë të pakthyeshme”, shtoi ajo. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months