"Iu dhem pikërisht te besimtarët myslimanë", Kelmendi i revoltuar që sulmi në Gllogjan nuk po quhet terrorizëm - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Iu dhem pikërisht te besimtarët myslimanë”, Kelmendi i revoltuar që sulmi në Gllogjan nuk po quhet terrorizëm

NULL NULL
29.11.2021 18:42

Ish-deputeti në Parlamentin e Kosovës, Gëzim Kelmedi, thotë se ndihet i shqetësuar që përfaqësuesit politikë të Kosovës nuk po e cilësojnë si terrorizëm sulmin në Gllogjan ku mbetën të vdekur katër persona.

“Shqetësimi im kryesor ka qenë pse këto personalitete [krerët e shtetit] hezitojnë ta quajnë një akt të tillë, akt terrorist”, ka thënë Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Padyshim, veprimi i tillë ku janë vrarë nxënës të pafajshëm, është vepër terrori, është terrorizëm sepse janë vrarë njerëz të pafajshëm”.

“Unë mendoj që kemi të bëjmë me një akt të pastër terrorist pavarësisht se kush e ka kry, pavarësisht motivi, domethënë janë terrorizu njerëz të pafajshëm, janë vrarë njerëz të pafajshëm”.

Kelmendi tha se ndihet i indinjuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i cili, sipas tij, e reduktoi terrorizmin vetëm në karakter fetar.

“Aq më e rëndë është deklarata e drejtorit të Policisë së Kosovës kur thotë: ‘Nuk është akt terrorist ngase nuk kemi të bëjmë me konflikt religjioz’. Kjo është shumë e rëndë”.

“E diu ku iu dhem këtyre personaliteteve, iu dhem pikërisht te besimtarët myslimanë. Paska dashur të jetë një veprues ose një vrasës mysliman që të jetë terrorist. Kjo është shumë e rëndë prej drejtorit të Policisë së Kosovës. Shumë e rëndë është edhe heshtja e përfaqësuesve politikë të Kosovës të cilët heizotjnë ta quajnë akt terrorist”.

Sipas definicionit të fjalës terrorizëm nga “Oxford Reference”, terrorizmi është ‘përdorim i dhunës apo kërcënimit për të ndjellë frikë. Terrorizmi ka për qëllim që të frikësojë apo shantazhojë qeveritë apo shoqëritë në lidhje me ndjekjen e qëllimeve që janë përgjithësisht politike, fetare apo ideologjike”.