Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Italianja që u trajtua në Kosovë është në mesin e të shëruarve nga koronavirusi

NULL NULL
01.04.2020 00:22

Është shëruar zyrtarisht edhe italianja që doli pozitive në koronavirus në ditën e parë kur në Kosovë u raportuan rastet.

Klan Kosova mëson se edhe gruaja e 77 vjeçarit nga Vitia është në mesin e të shëruarve, i cili ishte i pari që u identifikua me koronavirus.

Në total në Kosovë janë gjashtë të shëruar – pesë prej të cilëve u raportuan sot si të shëruar, njofton Klan Kosova.

Ajo është në mesin e pesë të tjerëve që u raportua sot si të shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse,

Në mesin e të shëruarve është edhe këngëtari i Gjakovës bashkë me gruan e tij që erdhën nga Gjermania.

I pesti është nga Malisheva, ndërsa rasti i parë ishte nga Podujeva.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.