Italiani Davide Massa, gjyqtar i ndeshjes Shqipëri-Serbi NULL NULL 05.06.2025 12:19 05.06.2025 12:19 Ndeshja e zjarrtë në mes të Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet të shtunën më 7 qershor në ora 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, e vlefshme për kualifikimet e botërorit 2026. Për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje, UEFA e ka caktuar edhe gjyqtarin. Ai është italiani Davide Massa, transmeton Klankosova.tv. Asistentë të tij do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa referi i katërt do të jetë Fabio Maresca. VAR-i i është besuar Aleandro Di Paolo, teka në AVAR do të jetë Daniele Doveri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.