Italia strehon ‘vajzën afgane me sy të gjelbërt’ që ishte imazh i National Geographic

Italia strehon ‘vajzën afgane me sy të gjelbërt’ që ishte imazh i National Geographic

NULL NULL
2 months më parë

“Vajza afgane me sy të gjelbërt” e revistës National Geographic, ka arriur në Itali si pjesë e evakuimit të afganëve pas pushtimit të vendit nga talibanët.

Zyra e kryeministrit, Mario Draghi, njoftoi se Italia organizoi evakuimin e Sharbat Gulës pasi ajo kërkoi ndihmë që të largohej nga vendi. Në një deklaratë qeveria bëri të ditur se do ta ndihmojë që të integrohet në jetën në Itali.

Gula fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1984 si një vajzë refugjate afgane, pasi fotografia e saj me sy të gjelbërt depërtues, e bërë nga fotografi i luftës, Steve McCurry, u publikua në kopertinën e National Geographic. McCurry e gjeti atë përsëri në 2002, shkruan Theguardian, transmeton Klankosova.tv.

Në vitin 2014, ajo ishte në Pakistan, por u fsheh kur autoritetet e akuzuan se kishte blerë një kartë identiteti të rreme pakistaneze dhe urdhëruan deportimin e saj. Ajo u dërgua në Kabul ku presidenti organizoi një pritje për të në pallatin presidencial dhe ia dorëzoi çelësat e një apartamenti të ri.

Italia ishte një nga disa vendet perëndimore që transportoi qindra afganë jashtë vendit pas largimit të forcave amerikane dhe pushtimit të talibanëve në gusht.