Italia rekomandon që AstraZeneca të përdoret vetëm për personat mbi 60 vjeç

Italia rekomandon që AstraZeneca të përdoret vetëm për personat mbi 60 vjeç

NULL NULL
6 days më parë

Italia do të rekomandojë që vaksina AstraZeneca kundër COVID-19 të përdoret vetëm për personat mbi 60 vjeç

Kreu i Këshillit të Shëndetit në Itali, Franco Locatelli, ka theksuar se Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, e ka marrë këtë vendim pas një takimi konsultues me ekspertë dhe figura të tjera të institucioneve.

Locatelli tha se njerëzit që kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës mund të vazhdojnë edhe me dozën e dytë.
Zyrtarët thanë se Qeveria kishte rekomanduar që produkti të shmanget për personat nën 60 vjeç, por jo të ndalohet.

“Kushdo që dëshiron mund ta marrë vaksinën AstraZeneca sërish”, ka thënë Giovanni Rezza, një pjesëtar tjetër i Këshillit Shëndetësor në të njëjtën konferencë për media.

Shumë vende të Bashkimit Evropian e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, përkundër thirrjeve të Agjencisë Evropiane të Ilaçeve (EMA) si dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe.