Italia mirëpret turistët sërish NULL NULL 03.06.2020 08:40 03.06.2020 08:40 Ndërsa Europa po lehtëson gradualisht bllokimin dhe kufizimet, Italia do të hapë kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera europiane. Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të hiqen, që do të thotë se njerëzit mund të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme. “Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur duke qenë të vetëdijshëm se lakorja e infeksionit mund të rritet sërish. Ne duhet ta pranojmë këtë përndryshe nuk do të jemi në gjendje të ringritemi sërish”, ka thënë kryeministri Italian Giuseppe Conte kur njoftoi për fazat e hapjes në muajin maj. Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë, por u pezullua krejtësisht gjatë krizës së koronavirusit. Disa pika referime të njohura turistike si Koloseumi në Romë tashmë janë hapur, transmeton Klan Kosova. Italia ka qenë një nga vendet më të goditura në Europë më me shumë se 230,000 njerëz të infektuar dhe 33,500 vdekje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.