Italia e mirëpret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi NULL NULL 12.07.2020 17:25 12.07.2020 17:25 Italia e ka mirëpritur rifillimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova. Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se ky shtet e mirëpret video-konferencën e sotme në Bruksel e cila shënon rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian “Duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur italiane për aspiratat legjitime evropiane të Kosovës dhe Serbisë, ne inkurajojmë të dy palët që të punojnë në mënyrë konstruktive dhe me qasje largpamëse, në përputhje me perspektivën e tyre evropiane”. “Ne mbështesim lehtësimin e udhëhequr nga Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak, për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë që garanton paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe mirëpresim çdo nismë që synon fuqizimin e përpjekjeve të PPBE-së Lajcak”, thuhet në njoftim. Komunikatë për shtyp e Ministrisë së Punëve të Jashtme të #Italisë për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga #BE.https://twitter.com/nicolaorlando/status/1282307006947307521?s=19 Publiée par Ambasciata d'Italia a Pristina – Embassy of Italy in Pristina sur Dimanche 12 juillet 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 26 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë