Itali: U hodh në lumë për t'i ikur policisë, mbytet 23 vjeçari - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Itali: U hodh në lumë për t’i ikur policisë, mbytet 23 vjeçari

NULL NULL
11.01.2023 15:12

Një 23 vjeçar ka vdekur pasi ishte hedhur në lumin Brenta.

Ngjarja tragjike ndodhi  të hënën më 9 janar në Padova të Italisë.

Kjo pasi ai u mundua që t’i ikte policisë.

Tek të mërkurën u arrit që të gjendej trupi i pajetë i marokenit, Oussama Benrebha.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes por besohet se ai është mbytur, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Si ndodhi ngjarja?

Më 9 janar rreth orës 16:00, oficerët e policisë i kanë vërejtur  disa shtetas të huaj që po bisedonin me njëri-tjetrin, përgjatë rrugës që shkon paralelisht me bregun e lumit Brenta.

Ata i kontrollojnë dy persona, por njëri nga ta (marokeni 23 vjeçar), nuk iu bindet duke iu kundërvënë me dhunë atyre duke e lënduar lehtë njërin nga agjentët e policisë.

Për të shpëtuar, ai heq xhaketën dhe ikën drejt lumit dhe zhytet në ujë.

Dy agjentët përpiqen ta bëjnë të heqë dorë, duke i bërtitur të ndalojë, por ai hidhet në ujërat e ftohta dhe të turbullta të Brentas.

Viktima është Oussama Benrebha.

Ai la pas gruan dhe djalin e vogël.

Nuk dihet ende se pse ai nuk deshti të kontrollohej nga policia apo se çka donte të mbante fshehur/ Klankosova.tv