Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Itali: Shqiptari xheloz tentoi ta mbyste gruan me tel elektrik

NULL NULL
27.09.2020 08:35

Një shqiptar 47-vjeçar i cili ishte xheloz jashtë mase në gruan e tij tentoi ta mbyste atë me një tel elektrik.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi Valpolcevera në Itali.

Ai e ftoi në shtëpinë e tij me arsyetimin se do të merrte një dokument pune dhe pastaj mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Sipas raportimeve ish-çifti bashkëshortor ishte në prag të ndarjes për shkak të xhelozisë së tepruar të 47-vjeçarit.

Për fat të mirë, pak para se të ndodhte tragjedia, gruaja arriti ta qetësonte burrin duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Duke arritur në Villa Scassi, pavarësisht nga prania e burrit, ajo arriti t’i bënte mjekët të kuptonin se ai ishte agresori. Ata thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.