Itali, shoferi rrëmben autobusin me nxënës dhe i vë flakën NULL NULL 20.03.2019 19:33 20.03.2019 19:33 Afër Milanos së Italisë një autobusë që mbante 51 nxënës, ishte rrëmbyer nga shoferi i saj. Këtij autobusi iu ishin vënë flakët nga ky shofer, por Policia e Italisë, shpëtoi të gjithë pasagjerët, asnjë nuk u lëndua. Shoferi ishte me shtetësi italiane por me prejardhje nga Senegali, ai u arrestua nga Policia. Një mësues që ishte në këtë autobus kishte thënë se shoferi ishte i njohur që i kishte qenë i zemëruar me politikën e emigrantëve në Itali. Disa raporte thanë se burri kishte bërtitur “ndaloni vdekjet në Mesdhe”. “Askush nuk do të mbijetojë”, citohet të thoshte shoferi nga policia italiane. Dëshmitarët thanë se kur filloi t’u drejtohej udhëtarëve me thikë, një djalë i telefonoi një prindi, i cili alarmoi policinë. Policia shpëtoi të gjithë nxënësit duke i larguar nga autobusi për dritare, transmeton Klan Kosova.Duhej pak kohë para se policia të përpiqej të kapte autobusin. Mjeti u përplas me makinë policie para se të ngadalësohet. Raportet italiane thanë se shoferi kishte spërkatur benzinë rreth autobusit, por policia ishte në gjendje të shkatërronte dritaren e pasme dhe t’u mundësonte udhëtarëve daljen përpara se autobusi të ndizej flakë. Prokurorët e Milanos thanë se po hetonin të gjitha motivet e mundshme duke përfshirë terrorizmin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori Kapiti ia kujton Daçiqit vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 4 minuta më parë
Lajme Vdesin 45 persona pasi autobusi humbi kontrollin në Afrikën e Jugut, shpëtoi vetëm një vajzë 8-vjeçe 8 minuta më parë