Itali: Konfiskohen 417 kilogramë kokainë NULL NULL 08.07.2025 14:33 08.07.2025 14:33 417 kilogramë kokainë janë konfiskuar në portin e Gioia Tauros në Itali. Operacioni u realizua nga forcat e Guardia di Finanza të Komandës Provinciale të Reggio Calabrias. Gjatë një operacioni monitorimi dhe kontrolli në zonën portit në fjalë, vunë re gjatë natës një vendosje të pazakontë të disa kontejnerëve, të cilët ndodheshin në një zonë të errët pranë një vinçi që nuk ishte në funksion. Ushtarakët e Grupit të Gioia Tauros vendosën të hapin të gjithë kontejnerët e stivuar në atë zonë të dyshimtë. Një prej tyre ishte dukshëm i dëmtuar dhe, pas kontrollit, brenda tij u gjetën 16 çanta që përmbanin 385 pako kokaine, raportojnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv. Lënda narkotike u sekuestrua si provë në kuadër të hetimeve. Humbja ekonomike e shkaktuar ndaj organizatave kriminale përllogaritet të jetë rreth 67 milionë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati ngre shqetësim: Kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve 28 minuta më parë
Kosova Cakolli: S’ka rëndësi çfarë veprimesh kishte bërë paraprakisht Agoni – ai vdiq në duart e shtetit 44 minuta më parë