Itali: Familja shqiptare mbetet pa shtëpi, jeton ne plazh me vajzën invalide NULL NULL 10.08.2015 15:12 10.08.2015 15:12 Pasi mori urdhrin për të dalë nga shtëpia, kryefamiljari shqiptar jeton në plazh me gruan dhe vajzën e tij invalide 100%. Dashnor Kozaj, i cili deri para dy javësh jetonte në një nga banesat në një lagje të Ankonës bashkë me gruan dhe vajzat, njëra prej të cilave e mitur invalide. Familja shqiptare tashmë jeton në plazhin e Falconara, sepse nuk kanë ku të shkojnë. Ata u nxorën nga banesa ku jetuan për 11 vitet e fundit, sepse prona ishte shpallur e papërdorshme më. Vajza e tij e madhe gjendet në Bolonja. Dashnori që më parë kishte punuar në zdrukthëtarinë detare dhe si hekurkthyes, tani është i papunë. Sipas Shërbimeve Sociale të zonës, familjes së Dashnor Kozajt i është ofruar ndihmë. “Kemi folur me Dashnorin dhe gruan e tij disa herë, para se t’i nxirrnim jashtë ndërtesës. Ju kemi ofruar dhe ju kemi propozuar një projekt, por ata kanë refuzuar”, shprehet Fabio Marcatili, përfaqësues i Shërbimeve Sociale./Shekulli.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025