19:24, 25 Mars 2020

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 7503 , transmeton Klan Kosova.

Brenda 24 orëve të fundit numri i viktimave ka shkuar në 683, sipas Universitetit Johns Hopkins kjo shifër është më e vogël në krahasim me ditën e djeshme.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit janë infektuar me 74.386 persona. Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur me 5210.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 9362.

Konkurs Pune

Lexo më shumë