Itali: Arrestohet shqiptari me dy breshka në çantë NULL NULL 6 days më parë 6 days më parë Një shqiptar është arrestuar në portin e Barit në Itali. Sipas njoftimit të policisë ai u kap me një valixhe brenda së cilës kishe dy breshka. Kontrolli u krye nga agjentët e Guardia Di Finanzia dhe Agjencisë së Doganave dhe Monopolit. Ata përdorën rrezet X, ku në mesin e gjërave personale zbuluan dy breshkat të cilat rezultuan se janë specie në zhdukje dhe të mbrojtur me ligj. “Testudo Hermanni”, janë të mbrojtura nga Konventa e Washingtonit 1973, mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Faunës dhe Florës në Rrezik (C.I.T.E.S.), shkruan Abc News përcjell Klan Kosova. Breshkat e tokës nuk kishin çertifikimet e nevojshme dhe mikroçipin e kërkuar identifikues.