Itali: Arrestohet një shqiptar, i konfiskohen tetë kilogramë kokainë NULL NULL 14.03.2023 18:14 14.03.2023 18:14 Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Rasti ka ndodhur në Castellanza, afër Milanos. Ai është arrestuar për trafikim droge. Pas kontrollit, shqiptarit në çantën që mbante atij iu gjetën dhe konfiskuan 500 gramë kokainë. Ndalimi i 49-vjeçarit nga agjentët e policisë u bë për shkak të sjelljes së dyshimtë, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv Karabinierët realizuan edhe një bastisje në banesën e tij. Aty, ata gjetën edhe një sasi prej shtatë kilogramë e gjysmë kokainë. Përpos tjerash, policia konfiskoi edhe 60 mijë euro, përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.