Isufi: Qeveria duhet t’i kontaktojë ekspertët që të nxirren përfundimet e duhura për demarkacionin (VIDEO) NULL NULL 21.03.2022 18:52 21.03.2022 18:52 Katër vjet më parë ishte ratifikuar Marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës e Malit të zi, pas shumë dështimeve që shkaktoheshin si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita e atëhershme. Ndërkaq tash kryeministri Albin Kurti po thotë se për këtë marrëveshje, po pret formimin e qeverisë së re në Mal të Zi. E lidhur me këtë çështje, sot në Info Magazine foli profesori Florim Isufi, njëherësh ish-anëtar i Komisionit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se Kosova ka çka t’i ofrojë palës malazeze në një takim potencial për të ecur përpara drejt Marrëveshjes së Demarkacionit. Tutje ai theksoi se edhe Qeveria Kurti duhet t’i kontaktojë ekpsertët për të arritur deri në përfundimet e duhura për këtë çështje. Më shumë detaje, ndiqni prononcimin e tij më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë