Isufi: Nuk janë 40 fluturake që kanë ardhur nga SHBA-ja, por janë katër - Klan Kosova

Isufi: Nuk janë 40 fluturake që kanë ardhur nga SHBA-ja, por janë katër

NULL NULL
4 months më parë

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se nuk janë 40 flutarake që janë blerë nga SHBA-ja, por janë katër të tilla.

“Sot u befasuam me informacionin që është shpërndarë në disa prej mediave tona, pavarësisht është informacion jo i saktë, në numrin e dronëve të cekur prej 40 copë, fjala është për projektin e blerjes së  katër dronë të propozuar nga ministri Mehaj dhe miratuar nga ana e qeverisë qysh para shtatë muajve”, ka thënë Isufi.

Tutje, Isufi theksoi se ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kanë kontraktuar me Shtetet e Bashkuara, njofton Klankosova.tv.

“Jo nuk janë shumë, ky është vetëm njëri prej projekteve të shumta që kemi kontraktuar me Shtetet të Bashkuara sipas programit shtetëror të shitjeve ushtarake të jashtme që është program i Departamentit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, që lehtëson shitjen e armëve, pajisjeve të mbrojtjeje, edhe ne si qeveri e Republikës e Kosovës jemi partner blerës i produkteve që prodhon industria e mbrojtjes”, shtoi Isufi.

“Sistemi i avionëve pa pilotë, “Puma” është një sistem i avionëve pa pilot, bën mbikëqyrjen e zbulimit. Janë funksionale edhe në kushtet dite dhe nate”.

Isufi shtoi se ky është kapaciteti i parë që kanë kontraktuar, krahas shumë projekteve.