Isufi flet pas mbledhjes së Kryesisë NULL NULL 06/09/2018 06/09/2018 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi ka deklaruar se sërish nuk pati gatishmëri për të vazhduar me seanca. “Kjo tregoi që kemi të bëjmë me interesa politike. Ne ofruam variante, nuk pat gatishmëri. Ofruam të mbahen seanca njëra pas tjetrës nuk pat përsëri gatishmëri. Kemi të bëjmë me një politikë që do të rrëzojë Qeverinë dhe të vij në pushtet”, tha Isufi. Këto komente ai bëri pas mbledhjes së Kryesisë që zgjati më shumë se dy orë e që nuk u arrit asnjë ujdi.