Isufaj: S’kam ndërhyrë kurrë në punën e Blakajt NULL NULL 07/09/2018 07/09/2018 Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, tha se nse kurrë nuk ka ndërhyrë në punë e prokurorit special Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar. Ai u pyet edhe për akuzat e bëra nga Blakaj për pengim gjatë detyrës, por kreu i KPK-së nuk deshi të komentojë më shumë duke thënë se nuk ka ndërhyrë e as nuk ndërhy në punën e asnjë prokurori, raporton Ekonomia Online. “S’kam koment, nuk kam ndërhyrë as nuk ndërhy kurrë”. KPK në rend dite kishte njoftimin për dorëheqjen e Blakajt, por kur i erdhi rendi kësaj pike mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura. Isufaj po thotë se aty nuk u komentua më shumë veç se anëtarët e KPK-së u njoftuan për dorëheqjen e prokurorit të dorëhequr. “Dorëheqja e Elez Blakaj as nuk është diskutuar, vetëm janë njoftuar për atë dorëheqje”. Blakaj që po hetonte keqpërdorimet me listat e veteranëve dha dorëheqje, duke u arsyetuar për presionin e bërë nga ana e krerëve të institucioneve dhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi. Kurse Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kishte deklaruar se Blakaj nuk kishte asnjëherë përmendur kërcënimet. Në një letër të gjatë, Blakaj kishte vendosur ti drejtohej të gjithëve në lidhje me dorëheqjen e tij, raporton EO, transmeton Klan Kosova. Që nga dorëheqja e Blakajt në Prishtinë shoqëria civile ka organizuar tri protesta duke kërkuar dorëheqjen e Lumezit dhe zgjedhje të reja.
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 19 minuta më parë
Futboll Tifozët e Cityt tallen me Zouman: Kështu është ndjerë edhe macja jote (VIDEO) 33 minuta më parë