Istrefi: Nuk do ta lejoj asnjë punësim familjar ose partiak (VIDEO) NULL NULL 15.04.2019 21:59 15.04.2019 21:59 Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka premtuar se nuk do të lejojë nepotizëm brenda këtij institucioni. “Krejt çka mund të them, të premtoj edhe publikisht këtu sa jam unë duke e menaxhuar, sa jam menaxher i kësaj ndërmarrje publike, nuk do të lejoj asnjë punësim familjar, asnjë punësim që i kanë lidhjet me politikë”. Istrefi në një intervistë në Zona B gjithashtu tha se Telekomi i Kosovës aktualisht ka vështiresi financiare megjithatë ka mundësi për stabilitet. “E kam njoftuar kryeministrin që Telekomi i Kosovës nuk falimenton – ka hapësirë jashtëzakonisht të madhe të bëhet prapë lider”. Ai gjithashtu foli edhe për komentet lidhur me Telekomin e Kosovës duke thënë se sulmet ndaj kësaj ndërmarrje nuk i konvenojnë askujt. “Po shihet qartë që një fushate kaq e egër ndaj Telekomit askujt nuk i bën nder. Nëse atakohemi në këtë formë është e pamundur të behet biznes”. “Nuk është interes i askujt ta shantazhojë Telekomin me propaganda. Sot po rrezikohet jo vetëm Telekomi por direkt edhe interesat e sigurisë kombëtare”. “Shërbimi policor, AKI, aeroporti-kulla, qendra e thirrjeve të emergjencës, zjarrfikësit… të gjitha i marrin shërbimet nga Telekomi i Kosovës. Çka nëse bien të gjitha këto shërbimet ? Çka duhet me ndodh në këtë vend që të rrezikohen më tepër interesat e sigurisë kombëtare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë