Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istog: Vritet 28 vjeçari duke lëvruar

NULL NULL
24.04.2015 11:57

Një person është vrarë me armë zjarri në Istog gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Policia e Pejës  ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në një fushë në mes të dy shtëpive, asaj të të dyshuarit dhe viktimës, përderisa viktima N. A. i moshës 28 vjeçare ishte duke lëvruar me traktor dhe se ngjarja kishte ndodhur pas fjalosjes në mes të dyve.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar B.A 39 vjeçar ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi është konfiskuar.

Bëhet me dije se i dyshuari ndodhet në ndalim për 48 orë me vendim të Prokurorit të shtetit, ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ky rast pritet të procedohet në Prokurorinë e shtetit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.