Ismet Munishi jep sqarime për të bëmat në rrjete sociale NULL NULL nga Emanuell Syla 25.10.2022 18:35 nga Emanuell Syla 25.10.2022 18:35 Me të fituar ndeshjen ndaj Llapit, u fut në rrjete sociale për të sulmuar Insajderin. Te faqja Insport, Ismet Munishi bëri këtë koment, që për disa ishte me vend, e për disa të tjerë jo. Trajneri i Prishtinës, një ditë më pas, bëri edhe një postim tjetër në profilin e tij. Ai, të martën, ka dhënë një sqarim për këto ndodhi, duke thënë se: “Thjesht kohë pas kohe unë jap mesazhe për me edukua masën, si dhe shokët e mi, nuk bëhet statusi me goditë dikë, ka qenë edukativ”, ka thënë për Kosova Press, transmeton Klan Kosova. Megjithatë, nuk mund të quhet mesazh edukativ ajo që shkroi tek Insporti, e as tek fjalia e katërt e statusit në profilin e tij. Përkundër kësaj, insiston se postimet e tij do ta ndihmojnë komunitetin sportiv dhe më gjerë. “Besoj që ka me ju ndihmua të gjithëve, sepse ka gjana të rëndësishme në statusin tim edhe sa i përket karakterit edhe sa i përket të gjitha gjërave”. ka thënë Munishi. Prishtina që drejton aktualisht në Superligë renditet e treta me 21 pikë nga 12 ndeshje. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025