Ismet Munishi dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismet Munishi dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro

NULL NULL
10.03.2023 20:41

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Munishi siç bëhet e ditur është dënuar me gjobë në shumë prej 300 euro, pasi, pas ndeshjes Prishtina-Ballkani, ka akuzuar për gjyqtarët për epilogun përfundimtar, sipas FFK-së.

“Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi , nr ID.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.