Ismet Kryeziu: Presidenti Thaçi nuk dha mjaftueshëm informacione për çështjen e korrigjimit të kufijve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismet Kryeziu: Presidenti Thaçi nuk dha mjaftueshëm informacione për çështjen e korrigjimit të kufijve

NULL NULL
05/09/2018

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës po e vlerëson informacion të pamjaftueshëm atë se çka Presidenti i vendit Hashim Thaçi e deklaroi sot në tryezë në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve në raport me Serbinë.

Kryeziu në specialen e Klan Kosovës që i referohen seancave të  Kuvendit të Kosovës në lidhje me dialogun, ka thënë se presidenti nuk tregoi shumë detaje se kur mund të ndodhë korrigjimi i kufijve:

”Presidenti Hashim Thaçi, nuk tregonte se cila është baza mbi bazën mbi të cilën do bëhet vet korrigjimi i kufijve. Ai nuk tregoi detaje se cili do të jetë ky korrigjim apo faza e këtij korrigjimi”.

”Duke theksuar se për këtë çështje do të jenë ekspertët duke përfshirë duke përmendur edhe NATO-n, të cilët do të përfshihen në çështjen e kufijve”.

”Ai përsëriti që nuk do të ketë ndarje të Kosovës por edhe s’do të ketë tha shkëmbim të territoreve. Ajo çka pamë nga debati, ne ende nuk kemi mjaftueshëm informacion se çka do të ndodhë në këtë proces”.

”Kuvendi duhet të ketë rolin kryesor në secilën marrëveshje të Kosovës. Përmes grupeve, qoftë komisioneve apo trupave që dalin nga Kuvendit. Ajo çka po shihet është se kemi një diskurs politik nga ajo se nuk janë unifikues në raport me marrëveshjet me Serbinë”.

”Kemi dy lloje të qëndrimeve të polarizuara, por jo edhe krejt të pastra sepse kemi Presidentin Thaçi i cili ka hedhur idenë e korrigjimit të territoreve, kemi partinë nga e cila vjen presidenti që e përkrah këtë ide por kemi po asht u një parti që nuk e përkrah këtë ide por edhe Opozitën po ashtu që është kundër këtij projekti”.