Ismet Kryeziu: Po bëhen tre muaj nga zgjedhjet, takimet mes LVV e LDK po përcillen me zvarritje e përplasje NULL NULL 15.12.2019 09:29 15.12.2019 09:29 Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar dështimin e arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së. Ai ka shkruar në facebook se rezultatet e 6 tetorit krijuan një situatë të re politike, por spektakli për formimin e koalicionit LVV-LDK ka filluar të merr karakter të situatave të vjetra politike, njofton Klan Kosova. ”Po i afrohemi periudhes tremujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes këtyre dy subjekteve përcillen me zvarritje, përplasje edhe pa marrevshje për të bashkëqeverisur. Kërkesat për zgjedhje të parakoheshme menjëherë pas fillimit të Qeverisë Haradinaj, po nga këto dy subjekte politike, po duket se në mungesë të kreativitetit politik, kanë qenë deklarata e parulla politike për konsum ditor, me shumë se sa angazhim për harmonizim të vlerave e përgjegjësive për udhëheqje me vendin”, ka shkruar Kryeziu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 7 minuta më parë