Ismaili-Zemajt: Mos e kthe situatën ku pastaj duhesh me i nxjerr flokët e tua NULL NULL 07.08.2020 12:35 07.08.2020 12:35 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka diskutuar sot në seancë plenare me ish ministrin e shëndetësisë, Uran Ismaili, të cilit i ka sugjeruar që ta kursejë dhe se gjthë çka kanë, t’i thonë njëri tjetrit me fakte, pa përdorur etiketime e ofendime. Kjo erdhi pasi Ismaili adresoi kritika në lidhje me kompanitë farmaceutike dhe çmimet dhe nivelizimin e barnave. “Më vjen keq për gjuhën e tij. Mendoj që duhet të jetë i kujdesshëm me adresimin dhe përzgjedhjen e gjuhës profesionale, etike e morale”. “Nëse Urani e ka ditur që farmacistët janë grupe kriminale, është dashur t’i adresojë në prokurori e gjykata vendore”. “Sa i përket kauzës së vënies së tavanit të çmimeve në barna, nuk e mbulojnë pjesën tuaj të përgjegjësisë së shëndetësisë, sepse me pasojat e 20 vjetëve po përballemi sot”, deklaroi Zemaj para deputetëve. Ndërkaq, Ismali i bëri kundër-replikë menjëherë, duke i thënë: “Gjuhën kam pasur të butë, dhe kritikat ishin jo ndaj teje por ndaj grupeve kriminale, e ata kanë ekzistuar dhe shumë dosje kanë shkuar në prokurori. Atyre nuk mund t’i them shoqata humanitare, por grupe kriminale”. “Problemin e kam te vullneti politik i yti. Mos e kthe situatën ku duhesh me u marr ti e pastaj duhesh me i nxjerr flokët e tua, se ata kanë përfituar miliona. Je duke e kthyer një situatë në të cilën abuzimi ka qenë katastrofal dhe jashtëzakonisht i madh. Vendosi banderolat, mos të shiten barnat me çmime të larta”. “Sa i përket metodologjisë, edhe një nxënës i shkollës fillore ta kryen. Ju ka dërguar listë Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi… ju ka mbetur vetëm Shqipëria”. Ndaj kësaj reagoi ministri Zemaj, i cili deklaroi se garanton që nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe se do të ketë kontroll të shtuar, duke treguar se i ka angazhuar dy inspektorate. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days