Ismaili: Po u japim fund çmimeve abuzuese me barna NULL NULL 13.04.2018 13:45 13.04.2018 13:45 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha sot se Ministria e Shëndetësisë po kalon nëpër një reformë të madhe institucionale në sektorin e shëndetësisë e cila sipas tij, ka për qëllim të përgjithshëm përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe me kosto sa më efektive. Ai deklaroi kështu gjatë diskutimit të hapur publik të mbajtur lidhur me draft Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, njofton Klan Kosova. “Për Ministrinë e Shëndetësisë qëllimi i këtij udhëzimi është i dyfishtë: duke tentuar që fillimisht të rregullojmë dhe krijojmë mekanizma mbrojtës për të gjitha autoritetet kontraktuese të fushës së shëndetësisë për produkte medicinale ashtu që çmimet e kontraktuara të jenë korrekte dhe të jenë në nivel të një mesatareje rajonale dhe evropiane; si dhe të mos jemi ne i vetmi vend ku çmimet e produkteve medicinale të kontraktuara të jenë shumëfish më të larta apo të jenë abuzuese”. Ai shpjegoi se Udhëzimi Administrativ i propozuar për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale përcakton kufijtë e çmimeve të cilat Ministria e Shëndetësisë apo autoriteti kontraktues do të lejohet të blejnë, duke lënë hapësirë për konkurrencë e cila natyrisht duhet të zhvillohet nën këtë çmim i cili do të konsiderohet si maksimal. “Për fat të keq, në Evropë, vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur mekanizma për t’i rregulluar çmimet e barnave. Sot, të gjithë duhet të jemi krenarë se, duke prezantuar këtë udhëzim administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, Kosova do t’i thotë lamtumirë kësaj praktike të keqpërdorimit që ka ndodhur”, ka shkruar Ismaili në Facebook. Udhëzimi, shpjegoi ai, do të ndalojë këdo që oferton me çmime më të larta se në treg dhe do t’i krahasojë çmimet me vendet e rajonit (Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi), për të parandaluar çdo lloj abuzimi me çmime. “Rezultati: Çmime më të ulëta, barna më shumë, furnizim i qëndrueshëm, kursim i buxhetit, jetë më të shëndetshme”, ka përfunduar Ministri i Shëndetësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 5 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 10 orë më parë