Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili për ambulantat e reja: Po marrin fund pritjet e gjata dhe shërbimet jo cilësore

NULL NULL
10.04.2018 09:39

Pritjet e gjata të qytetarëve dhe shërbimet në kushte jo të favorshme për ta, shumë shpejt pritet të marrin fund në QKUK.

Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Qytetarët tanë për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore. Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund”.

“Investimi, që po e bëjmë në ambulantat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët.”.

Në fund, ministri Ismaili ka thënë se qyetarët meritojnë kushte më të mira për trajtime dhe gjatë këtij mandati, ofrimi i këtyre kushteve do të jetë përkushtimi i tij, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Qytetarët tanë për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore. Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund.

Investimi, që po e bëjmë në ambulancat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët.

Ata meritojnë kushte më të mira për trajtime dhe gjatë këtij mandati, ofrimi i këtyre kushteve do të jetë përkushtimi im.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.