Ismaili: Nuk vdes pa e përjetuar Bashkimin Kombëtar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili: Nuk vdes pa e përjetuar Bashkimin Kombëtar

NULL NULL
13/11/2015

Pas përfundimit 2 me 2 të ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka shkruar një status në Facebook.

Ai ka shprehur dëshirën e flakët që ka për ta përjetuar Bashkimin Kombëtar.

Më poshtë mund ta lexoni të gjithë statusin e Ismailit.

“E përjetova fitoren e një lufte për liri. 
E përjetova pavarësinë e shtetit tem. 
E përjetova 100 vjetorin e shtetit që na mbajti kombin gjallë. 
E përjetova kualifikimin e Kombëtares në Euro Kupë.

Pak kush e kish imagjinue me i kapë krejt këto në një jetë, edhe pak njerëz në botë mujnë me thanë se kanë përjetue diçka të tillë.

Nuk vdes pa e përjetue Bashkimin Kombëtar. 
Nuk vdes pa i pa 11 ma të mirët e këtyne 22-ve sot në fushë, duke u kualifikue në botëror nën një flamur, atë kuq e zi.

Ka pasë plot që thojshin se 3 prej qatyne 4 të parave s’kanë me ndodhë kurrë. Qeshtu garant thojnë edhe për këto dy të fundit.

E unë jo veç që vazhdoj me besue, por edhe me punue për me i realizue.

Ecim tutje”, ka shkruar Ismaili.