Ismaili: Në Serbi disponimi i opinionit publik për Rusinë po rritet (VIDEO) NULL NULL 25.05.2023 23:36 25.05.2023 23:36 Themeluesi i portalit “Fol shqip” në Luginë të Preshevës, Jeton Ismaili, ka folur për mitingun që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet ta mbajë nesër por edhe për vizitën e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin në Moskë. Ai tha se opinioni në Serbi më shumë është i përgatitur për mitingun Vuçiqit sesa vizitën e Vulinit. Ismaili foli edhe për matjet e opinionit publik në Serbi, ku tha se “disponimi rus është duke u rritur”. “Ka ndryshuar edhe përqindja e popullatës serbe për sa i përket integrimit në BE. Dikur mbi 50 për qind e serbëve ishin pro integrimit të Serbisë në BE ndërsa tani shumica e qytetarëve mendojnë se Serbia nuk duhet të futet me asnjë çmim në BE, e sidomos nëse kjo ka lidhshmëri me Kosovën”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova. Më tej, ai tha se në Serbi ka edhe televizione që në ‘prime-time’ ftojnë për çdo natë ish-ushtarakë serbë që bëjnë tifozllëk për Rusinë në raport me luftën në Ukrainë. “Është një televizion nacional këtu i cili cdo natë ka të ftuar në emisionet e tyre rrymat pro-ruse, ku gjithë aleancën perëndimore në krye me NATO-n e quajnë agresor”, tha Ismaili, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.