Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili: E mbështesim Kurtin në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë (VIDEO)

NULL NULL
02.02.2023 21:30

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, është shprehur se e mbështesin kryeministrin Kurti në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë.

“Ne e aplaudojmë secilën përpjekje të tij që të shkojë drejtë njohjes së ndërsjellë, nuk kemi bërë asnjë pengesë, përkundrazi kemi kërkuar shpeshherë, si në rastin e veriut, kemi kërkuar edhe takim, ne kemi inicuar takim”, u shpreh ai.

Ismaili gjithashtu tha se e mbështesin Kurtin në njohje dhe kundër Serbisë, përcjell Klankosova.tv.

“Ne kemi kërkuar njohje, kemi thënë në njohje të mbështesim, kundër Serbisë të mbështesim, mos e izolo Kosovën. Në qoftëse kryeministri e ka në tavolinë njohjen, ose të paktën në strategjinë e tij të cilën po e mbanë afër vetës se nuk po do t’ia tregojë gjithkujt”.

“Preokupimi jonë ka qenë njohja dhe pastaj Asociacioni, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës i është ndërruar roli. Ka ardhur Asociacioni dhe nuk është folur sot që ne jemi duke u përgatitur për të hyrë në dialog për njohje dhe këto hapa na sjellin deri në njohje”, u shpreh ai.

Tutje, Ismaili ka komentuar edhe atë që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në Twitter, duke falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për siç ishte shprehur ai, “angazhimin e tij konstruktiv me ekipet e ShBA-së dhe të BE-së javën e kaluar”.

E këtë shkrim të Blinkenit, Ismaili e ka konsideruar si të tmerrshëm dhe siç tha ai, alarm për Kosovën, përcjell Klankosova.tv.

“Për mua, ai twitt ka qenë i tmerrshëm, alarm për Kosovën, po i tmerrshëm në kuptimin e pozicionit tonë si Kosovë”, u shpreh Ismaili.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.