Ismaili: Brenda këtyre ditëve VV do të bie, PDK do të rritet NULL NULL 13.01.2021 21:16 13.01.2021 21:16 Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, po thotë se Qeveria Kurti dhe Hoti i kanë lënë shumë punë partisë së tij, në rast se vjen në pushtet. Ai ka thënë se këto dy qeveri kanë degraduar vendin në shumë fusha ku do të duhet një plan për t’i rimëkëmbur, njofton Klan Kosova. Për të arritur deri te pushteti, Ismaili u shpreh optimist se PDK do të rritet gjatë kësaj periudhe derisa Vetëvendosje do të bie, përkundër disa sondazheve që nxjerrin të parën partinë e Kurtit. “Në sondazhe duhet të shihet edhe se kah shkon trendi. Ky është një trend që dita-ditës po ndërron. Brenda këtyre ditëve deri në zgjedhje konsideroj që do të shkojnë në drejtime të kundërta. Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë që të bie pas debateve që do të shihen dhe që do t’i paraqesim derisa PDK do të rritet”. Ismaili në Rubikon tha se Vetëvendosje ende nuk ka prezantuar kandidatin dhe planin për qeverisje, prandaj, sipas tij, do të largohen votuesit. Derisa tha se gara për zgjedhjet e sivjetme po bëhet mes VV-së dhe PDK-së, Avdullah Hotin e LDK-së po e konsideron si kandidat që nuk zgjon kërshëri për planet e tij qeverisëse dhe se ai nuk mund të sjellë më ndonjë risi në udhëheqje të qeverisë. “Si PDK jemi të përgatitur dhe kemi një kandidat për kryeministër me përvojë, kemi plane dhe ekipe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë