Islandë: Laguna Blu do të qëndrojë e mbyllur deri më 30 nëntor NULL NULL 15.11.2023 23:05 15.11.2023 23:05 Atraksioni ndoshta më i famshëm i Islandës ka njoftuar se po e zgjat mbylljen e tij për shkak të frikës së një shpërthimi vullkanik. Laguna Blu fillimisht ishte vendosur të mbyllej të paktën deri nesër, por tani do të qëndrojë e mbyllur deri më 30 nëntor, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Hotelet përreth tij, spa-të dhe restorantet do të mbyllen gjithashtu. Situata do të “vlerësohet rregullisht”, thanë nga ky atraksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.