Islam Selmani del i pesti në Kampionatin Evropian të karatesë NULL NULL 10.05.2025 17:27 10.05.2025 17:27 Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Islam Selmani është radhitur i pesti në Kampionatin Evropian të karatesë. Në një postim në Facebook, KOK-u bën të ditur se Islam Selmani ishte shumë afër podiumit në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Yerevan të Armenisë. “Karateisti ynë luftoi sot për medaljen e bronztë dhe pavarësisht epërsisë 3:0, në sekondat e fundit pësoi humbje nga armeni, Yura Zalyan, kategoria -61 kg”. “Kampioni i Evropës për junior, Selmani, dëshmoi se është e ardhmja e karatesë, sikurse Betim Maliqi që sot fitoi të bronztën”, thuhet në njoftim. Nesër të njëjtën medalje e kërkon ekiporja e vajzave, të cilave KOK-u iu uron suksese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.